Rreth Hotelit

Hotel “Aleksiona” është I vendosur vetëm 1200m larg detit,  në lindje të qytetit të Durrësit, në Kodër  Arapaj, ku me pozicionin e tij dominues ta jep si në pëllëmbë të dorës qytetin antik të Durrësit dhe kaltërsinë e pa anë të Adriatikut. Hoteli ofron mikpritjen tradicionale shqiptare në shërbimet e hotelerisë, barit apo restorantit.

Atje ku natyra e ka dhënë me bujari gjelbërimin në ambjentet e hotel Aleksiona do relaksoheni nga aroma e gjelbërimit dhe e luleve në cdo anë. Në hyrje të hotelit, afrohet një pishinë e hapur si për të rritur e fëmije me të gjithë aksesorët e nevojshëm. Në ambjentet përreth saj ofrohen shërbime bari.

Traditë e hotelit tonë janë tashmë organizimi I eventeve dhe ceremonive (si dasma, ditëlindje etj.) familjare e shoqërore në ambjentin e jashtëm, qoftë edhe natën. Hoteli Aleksiona ofron shërbime transporti falas, në qendër të qytetit, në plazh dhe port për të gjithë klientet e tij.Ofrohet pa limit dhe free!

 

Rezervoni Online